Shpërthimi me tritol në banesën e biznesmenit në Mamurras, policia sekuestron kamerat përreth

Shpërthimi me tritol në banesën e biznesmenit…

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas shpërthimit me tritol që ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Shpëtim Ndrecës. Mwsohet se Ndreca është pronar i një fabrike mielli pranë banesës së tij.

Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqëndruar tek ndonjë konflikt që mund të ketë pasur Ndreca gjatë kohëve të fundit apo dhe në të kaluaren e tij.

Ndreca ka një vëlla ish-prokuror, ndësa shtohet se është i ndarë nga bashkëshortja.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë policinë në identifikimin e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit