Shpërthimi me tritol në banesën e familjes Duka, zbardhet dëshmia e Muhamet Dukës

Shpërthimi me tritol në banesën e familjes…

Ndërsa deri më tani flitet për hakmarrje nga grupi i Ervis Martinaj, Muhamet Duka babai i Leonard dhe Elis Duka ka folur rreth ngjarjes që ndodhi këtë mëngjes. Kryefamiljari ka deklaruar se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët.  

Ndërkohë që janë të njohura përplasjes që djemtë e tij kanë pasur me bosin e lojërave të fatit, tashmë të zhdukur, Ervis Martinaj. Ky i fundit më herët e kishte marrë peng Muhamet Dukën, në shenjë hakmarrje ndaj djemve të tij.

Ai ka treguar se prej 3 vitesh aty nuk jetonte njeri. Familjarët e Leonard dhe Elis Duka, që prej shpalljes së tyre në kërkim 4 vite më parë, pas vrasjes së ish-policit Santiago Malka ishin shpërngulur nga kjo banesë, për shkak të frikës së hakmarrjes.

Sasia e tritolit që është vendosur në derën e banesës së familjes Duka, dyshohet se ka qenë e vogël,  dhe ka qenë më tepër si një shenjë kërcënimi dhe paralajmërimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit