Shpërthimi me tritol në banesën e tij, reagon Armand Duka: Nga kamerat duket një djalë me kapuç

Shpërthimi me tritol në banesën e tij,…

Pas shpërthimit me eksploziv në portën e jashtme të banesës së tij, ka reaguar Armand Duka. Sipas tij shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa në banesë gjatë ngjarjes ka qenë djali dhe gruaja e tij. Ndërkohë sipas Dukës, kamerat e sigurisë kanë kapur një djalë me kapuç.

Armand Duka:

Në shtëpi ndodheshin gruaja dhe djali, unë tani erdha. Uroj të jetë ndonjë rastësi. Nuk kemi dëmtime në njerëz sepse porta është larg shtëpisë. Shpërthimi ishte mjaft i madh. Nga kamerat duket një djalë me kapuç që vendos eksplozivin në portë, aty ku hapet e mbyllet porta. Unë nuk kam asnjë dyshim. Këtu ka mjaft policë të zotë dhe besoj nesër do dalë ai që e ka vendos tritolin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit