Shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës, shënjestra një 32-vjeçar

Shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës,…

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në banesën e një 32-vjeçari në Vaun e Dejës, fshatin Bushat.

Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:10, ku lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të banesës. Për fat të mirë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk ka të lënduar.

Aktualisht, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për të mbledhur prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit