Shpërthimi në banesën në Lezhë/ Pronari jeton jashtë shtetit, brenda ishte nëna

Shpërthimi në banesën në Lezhë/ Pronari jeton…

Mbrëmjen e djeshme në një banesë në Ishull-Lezhë ka ndodhur një shpërthim. Në një shtëpi është hedhur një kapsolle detonatorë e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë  që është shtruar oborri. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës) në shtëpinë Aleks Ivanajt.

Ky i fundit ndodhet jashtë shtetit, teksa në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë vetëm nëna e tij. Pjesëtarët e familjes Ivanaj kanë deklaruar në polici se nuk kanë konflikte, ndërsa policia po heton lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë  që është shtruar oborri.

Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit