Shpërthimi në Ferizaj, reagon Kreu i PDK-së: Thellësisht i prekur me ngjarjen, duhet të fokusohemi të shpëtojmë jetët e të lënduarve

Shpërthimi në Ferizaj, reagon Kreu i PDK-së:…
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka telefonuar Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun për të marrë informacione në lidhje me personat e plagosur.
Featured image of article: Shpërthimi në Ferizaj, reagon Kreu i PDK-së: Thellësisht i prekur me ngjarjen, duhet të fokusohemi të shpëtojmë jetët e të lënduarve 

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas shpërthimin që tronditi sot qytetin e Ferizajt. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka telefonuar Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun për të marrë informacione në lidhje me personat e plagosur.

Ndër të tjera në postimin e tij kandidati për Kryeministër ka shkruar se gjëja më e rëndësishme tani është që të shpëtohen sa më shumë persona. Në fund të shkrimit të ai ka falenderuar të gjithë ekipet e emergjencës që kanë ndihmuar të plagosurit në me urgjencë.

“Thellësisht i prekur nga shpërthimi që ndodhi në Ferizaj, ku mbetën të lënduar dhjetëra qytetarë! Kam pasur menjëherë një bisedë telefonike me kryetarin Agim Aliu për të mësuar për gjendjen e fundit dhe u sigurova se po angazhohet maksimalisht për t’u kujdesur dhe për t’ju qëndruar afër atyre që u prekën nga kjo ngjarje. Tani në këto momente gjithçka duhet të fokusohet në shpëtimin e jetëve të të lënduarve në këtë fatkeqësi. Falënderoj ekipet e emergjencës, policinë e zjarrëfikësit që bënë gjithçka që të ndihmojnë sa më shpejtë të lënduarit! Bashkëndjej me familjet e të lënduarve dhe uroj shërim sa më të shpejtë për të gjithë!“,shkroi ai.

Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme dhe la pas 44 të plagosur. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit