Shpërthimi në Lushnje, SPAK merr nën hetim deputetin, sipërmarrësi ngelet në burg

Shpërthimi në Lushnje, SPAK merr nën hetim…

Sipërmarresi i punimeve në magazinën e shërbimeve të deputetit të Lushnjes Bujar Çela ka dalë sot para togave të zeza në gjykatën e Fierit, për tu njohur me masen e sigurisë. Leonard Gjini, është personi i vetëm i arrestuar një javë pas shpërthimit të bombulës, ku mbetën te vdekur babai dhe djali i tij , dhe u plagosën 7 të tjerë përfshirë dhe dëmet e mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë. Në Gjykatën e Fierit, në seancën me gjyqtare Dorina Alushi , prokurore të pranishme Elona Gixhari ,Lorena Salillari, dhe avokat Arben Zaimi, 32 vjeçarit Gjini, i është dhënë masa e sigurisë “ Arrest me burg”, për veprën penale , të shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja te renda”.


I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontrate të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punëtorët që ishin të pranishëm në objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë së ndërtimit që ai ka.

Megjithatë Gjykata e Fierit e ka mbajtur në burg me arsyetimin se pavaresisht mos fillimit te punes nga kompania Gjini, ai duhet të ndalonte punimet nga të tjerët, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë ndërtimi. Ndërkohë avokati i të ndaluarit, Arben Zaimi, kërkoi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore.

Nga ana tjetër, edhe deputeti Bujar Çela është zyrtarisht nën hetim nga SPAK, me akuzat e ngritura fillimisht nga Prokuroria e Fierit, e cila shpalli moskompetencë ndaj çështjes këtë të enjte.

Çela, i cili është edhe pronari i kaparonit ku ndodhi shpërthimi, akuzohet për shkelje të rregullave në punë, ndërtim pa leje dhe shkatërrim prone.

Çela është aktualisht në spital, pasi mbeti edhe vetë i plagosur nga shpërthimi i 1 marsit që tronditi Lushnjen dhe pas daljes do përballet me drejtësinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit