
Publikohen të tjera detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur një ditë më parë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën “Bardhyl”.
Nga detajet e deritanishme mësohet se shpërthimi i valvuës së sigurisë në dhomën e gazit ngjitur me karburantin. Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar dy persona, menaxheri, Miklovan Çollaku dhe shoferi i autobotit, Myrti Kadiu.
Menjëherë sapo kanë nisur flakët, shoferi i plagosur i autobotit, Myrti Kadiu, ka tentuar të largojë automjetin me benzinë nga vendi i ngjarjes, por ka humbur kontrollon dhe ka rënë në shkallët e një biznesi ngjitur me karburantin, si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.
Në sinkron me këtë ngjarje është edhe punonjësja e dyqanit ku përfundoi autoboti. Ajo ka deklaruar se autoboti nuk përfundoi në shkallët e dyqanit për shkak të forcës së shpërthimit por sepse shoferi i cili ishte dëmtuar nga shpërthimi nuk e komandoi dot autobotin në tentativë për ta larguar.
Pasi shoferi doli të hiqte zorrën dhe u dëmtua, u rikthye në makinë për t’u larguar me mjetin që të shmangte një shpërthim të madh. Si pasojë e plagosjes, ai nuk mundi ta nxjerrë autobotin nga karburanti e për pasojë të keqdrejtimit ra te shkallët.
Ditën e sotme, policia arrestoi menaxherin e subjektit të pikës së karburantit kur një ditë më parë ndodhi ngjarja. Myrto Kadiu, u arrestua nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar vetë dhe shoferi i autobotit.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.