Shpërthimi në Velipojë/ Nuk soset tragjedia në familjen Gjoka, ndërron jetë edhe nëna

Shpërthimi në Velipojë/ Nuk soset tragjedia në…

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë ku shpërtheu një bombul gazi në hotelin e familjes Gjoka.

Pas dy vajzave ka ndërruar jetë dhe nëna, ndërkohë që në gjendje të rëndë vijon të mbetet djali i familjes.

Alketa Gjoka ka ndërruar jetë pas pothuajse një muaj nga shpërthimi i ndodhur në 4 Korrik, ndërkohë që më herët kishte humbur edhe dy vajzat e saj 15 dhe 19 vjeç.

Në luftë për jetën vijon të qëndrojë djali i mitur i familjes, ndërkohë që tragjedia ka prekur zemrat e të gjithë familjarëve dhe miqve të kësaj familje.

Nëna me tre fëmijët e saj ishin kthyer për të hapur hotelin e tyre në Velipojë për sezonin turistik, kur një bombul gazi shpërtheu duke i lënë ata të plagosur rëndë, me djegie të shkallës së lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit