Shpërthimi në xhami në Afganistan, 3 viktima dhe mbi 15 të plagosur

Shpërthimi në xhami në Afganistan, 3 viktima…

Një shpërthim ka goditur një xhami në zonën Spin Ghar të provincës Nangarhar në Afganistanin lindor gjatë lutjeve të së premtes, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, sipas banorëve dhe zyrtarëve talebanë.

Një mjek në spitalin lokal i tha agjencisë së lajmeve AFP se të paktën tre persona janë vrarë.

“Deri më tani tre të vrarë, 15 të plagosur”, tha mjeku.

Një nga dëshmitarët, xhaxhai i të cilit u plagos në sulm, i tha Al Jazeera-s se pa të paktën 15 trupa të plagosur, duke përfshirë imamin, i cili po drejtonte namazin. Ai tha se shpërthimi ndodhi afër vendit ku vetë Imami po qëndronte në xhaminë e mbushur me njerëz.

Më herët, Qari Hanif, zëdhënësi i qeverisë për provincën Nangarhar, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se shpërthimi duket se ishte shkaktuar nga një bombë e vendosur brenda xhamisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit