Shpërthimi pas mesnate në Kamëz, detajet e para

Shpërthimi pas mesnate në Kamëz, detajet e…

Pak pas mesnate në JOQ u raportuan të dhënat e para për një shpërthim të fuqishëm në zonën e Kamzës, ku banorët njoftuan redaksinë për një zhurmë të fortë, ndërsa në ato momente nuk dihej ende shkaku apo nëse kishte persona të lënduar. Sot janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja, e cila rezulton të ketë ndodhur rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare, shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga një sasi lënde plasëse e vendosur në oborrin e banesës së një 56-vjeçari me inicialet Sokol Ndreu. Si pasojë, janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborr. Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar, ndërsa motivet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht shpërthimin, për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të përcaktuar arsyet që çuan në vendosjen e lëndës plasëse. Pritet që hetimet e mëtejshme të hedhin dritë mbi ngjarjen që tronditi zonën gjatë orëve të natës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit