Shpërthimi vdekjeprurës në Turqi, Erdogan reagon për herë të parë: Sulm terrorist

Shpërthimi vdekjeprurës në Turqi, Erdogan reagon për…

Një sulm terrorist ka ndodhur në Turqi.

Shpërthimi vekjeprurës ka shkaktuar 6 persona të vdekur dhe 53 të plagosur.

Presidenti turk Rexhep Erdogan ka reaguar duke thënë se përpjektjet për të dorëzuar Turqinë përmes terrorizmit nuk do t’i arrijë qëllimet.

Presidenti gjithashtu shtoi se në bazë të hetimeve të para, dyshohet se një grua ka vendosur një bombë dhe më pas ka ndodhur dhe shpërthimi i fuqishëm.

Deklarata e Erdoganit:

Pas sulmit të pabesë, policët tanë shkuan në vendin e krimit dhe të plagosurit tanë u dërguan në spitalet e zonës. Përpjekjet për të dorëzuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre.

Numri i fundit i raportuar është 6 të vdekur, 4 në vendngjarje dhe 2 në spital. Të plagosurit janë 53.

Do të ishte gabim të thuash se ky është padyshim terrorizëm, por indikacionet e para dhe informacioni që na solli komandanti im i parë është se këtu ka erë terrorizmi. Vlerësimet e para janë se një grua ka luajtur një rol në atë që ka ndodhur. Si shefi i policisë së Stambollit ashtu edhe guvernatori ynë po hetojnë shpërthimin dhe po analizohen kamerat nga vendi i ngjarjes. Më pas do të bëjmë njoftimet përfundimtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit