Shpëthen makina bombë në qytetin Azaz, 7 viktima nga sulmi terrorist

Shpëthen makina bombë në qytetin Azaz, 7…

Të paktën 7 persona kanë ndërruar jetë pas një akti terrorist në qytetin Azaz të Sirisë në afërsi të kufirit me Turqinë.

Një makinë e cila kishte të instaluar një bombë shpërtheu në zonën e tregut të qytetit Azaz në provincën Aleppo. Në momentin e shpërthimit tregu ishte i mbushur plot me blerës, që po merrnin rroba të reja për fëmijët e tyre si parapërgatitje për festën e Fitër Bajramit, që përkon me fundin e muajit të Ramazanit.

Deri në këto momente është e paqartë se kush e ka ndërmarrë këtë akt të rëndë në qytetin që drejtohet nga militantët proturkë që luftojnë presidentin aktual të Sirisë Bashar al-Assad. Autoritetet dhe grupet e shpëtimit thanë se mes personave që ndruan jetë janë dhe dy fëmijë.

Shpërthimi la pas disa të plagosur, makina e biznese të dëmtuara dhe mbetje të djegura në rrugë. Bombat dhe aktet terroriste në kufirin e Sirisë Veriperëndimore janë të shpeshta. Kujtojmë që në vitin 2017 me shumë se 40 njerëz humbën jetën në një atentat të ngjashëm jashtë gjykatës së qytetit.

Atë sulm e mori përsipër grupi i Shtetit Islamik, i cili pushtoi qytetin në vitin 2013 dhe e mbajti për pak kohë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit