‘Shpëtimtari’ i Bjellorusisë, Rama u jep mend për krizén. Në krah i del edhe ambasadorja Yuri Kim

‘Shpëtimtari’ i Bjellorusisë, Rama u jep mend…

Në cilësinë e kreut të OSBE-së, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte sot në Vienë në takim me zëvendës sekretarin amerikan të shtetit, Stephen Biegun.

Rama, që i mbaroi hállet e shtetit shqiptar, tashmë ka shkuar të japë mend për krizén në Bjellorusi.

‘Shpëtimtari’ i krizés bjelloruse, u bëri thirrje autoriteteve, se e ardhmja vjen vetëm përmes dialogut dhe jo dhunés.

“Që vendi të ecë përpara në mënyrë të sigurt, do të duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Roli ynë duhet të jetë që të ndihmojmë që kjo të ndodhë. Bëj tre gjëra të qarta, e para; sado të forta të jenë opinionet që kemi, nuk na takon të ndërhyjmë në çështjet e brendshme bjelloruse.

Së dyti sa do të forta të jenë ndjenjat, nuk na takon të marrim anë.

Së treti, nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e ndërmjetësimit mes dy palëve, thjesht të ndihmojmë Bjellorusinë si një prej nesh.” – u shpreh Rama në takimin e OSBE.

Ndërkohë, në krah nuk kishte si të mungonte, edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Ajo falenderoi Ramën për iniciativën e tij, dhe kërkoi nga qeveria bjelloruse të pranojë propozimin e tij.

“Falënderojmë kryetarin për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë propozimin e tij për të angazhuar të gjitha palët e interesuara. Siç deklaroi Kryetari, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”, u shpreh ambasadorja Kim.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë ku nesër, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, do t’i drejtohet takimit special të Këshillit të Përhershëm mbi situatën në Bjellorusi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit