''Shpëto të ardhmen'', ja ku do të protestojnë sot maturantët

”Shpëto të ardhmen”, ja ku do të…

Maturantët do të protestojnë sërish ditën e sotme në orën 11:00 para Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë bërë thirrje në rrjetet sociale që të shpëtojnë të ardhmen e tyre dhe të dalin në protesta edhe në qytetet e tjera të vendit.

Ata kërkojnë rikishikim të tezës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa pretendojnë se testi i kësaj lënde ishte absurd.

Në protestën e djeshme  nuk munguan pankartat me personazh Turin si dhe gjuajtjet me vezë në drejtim të ministrisë.

Pas më shumë se 2 orë proteste, disa nxënës u futën në ambjentet e Ministrisë së Arsimit për të dorëzuar një aktkonstatim prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës. Ata kanë paraqitur me shembuj në këtë draft, ku sipas tyre tregojnë dhe gabimet në hartimin e tezës së Gjuhë – Letërsisë.

Ndërkohë protesta pati edhe nga maturantët në Shkodër. Ata u shprehën të gatshëm të bojkotojnë provimin e radhës të maturës nëse Ministria nuk tërhiqet për të plotësuar kërkesat e tyre.

ImageImageImageImage

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit