
Në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, një tragjedi e rëndë goditi Koçanin e Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr në një diskotekë mori jetën e 59 personave dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë.
Në momentet e kaosit dhe panikut, një i ri nga Vinica, 19-vjeçari Jovan Kostadinov, tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke shpëtuar 21 persona nga flakët.
Për shkak të thithjes së tepërt të monoksidit të karbonit, Jovani u shtrua në Klinikën e Toksikologjisë, ku ka marrë trajtim mjekësor për një javë.
Fatmirësisht, mëngjesin e sotëm ai u doli nga spitali në gjendje të stabilizuar. Pasi u rikthye në gjimnazin e tij në Vinicë, ai u prit me duartrokitje dhe pankarta mirënjohjeje nga shokët dhe mësuesit, të cilët e cilësuan si një hero të vërtetë.
Zjarri shpërtheu në një klub nate ku ndodheshin mbi 500 persona, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike.
Autoritetet maqedonase kanë nisur një hetim të gjerë për të zbardhur përgjegjësitë dhe shkaqet e kësaj tragjedie, e cila tashmë ka nxitur përplasje të forta mes politikanëve në vend.