Shpëtoi Dritan Dajtin, KPK shkarkon gjyqtarin Aleks Nikolli. Çfarë iu gjet e paligjshme

Shpëtoi Dritan Dajtin, KPK shkarkon gjyqtarin Aleks…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi ditën e sotme për gjyqtarin Aleks Nikolli.

Pas hetimit të skedës së tij, KPK vendosi për shkarkimin e Nikollit.

Trupi gjykues ishte i përbërë nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar.

Komisioni kishte vënë re pamundësinë financiare për ndërtimin e një hstëpi tre katëshe në fshatin Ishull të Shëngjinit.

Gjyqtari Nikolli ishte pronar i katit të dytë, me 147.8 m2 sipërfaqe.

Po ashtu anëtarët e trupit ngritën dyshime për një kontratë huapërdorjeje reciproke mes gjyqtarit Aleks Nikolli dhe vëllait të tij L.Nikolli që jeton në Mbretërinë e Bashkuar prej më shumë se dy dekadash, lidhur me një apartament të këtij fundit në qytetin e Lezhës dhe shtëpisë së subjektit dhe tokës në fshatin Ishull-Lezhë.

Por problemet e Nikollit nuk mbaruan me kaq, pasi kundër tij u vërejtën dhe shkelje dhe dyshime për veprime fiktive lidhur me blerjen dhe shitjen e një njësie shërbimi 12 m2 në qytetin e Lezhës.

Nga hetimi ka rezutuar se Nikolli e ka blerë këtë pasuri në vitin 2008 për vlerën 1.2 milionë lekë dhe i’a ka shitur në shumën  3.2 milionë lekë vjehrrit të ardhshëm në vitin 2009.

Aleks Nikolli u vu në hetim në vitin 2019, nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ai ishte një nga tre gjyqtarët, që zbutën dënimin për Dritan Dajtin. Ky i fundit ishte dënuar përjetë, për vrasjen e 4 policëve, dëshmorëve të Atdheut.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit