Shpëtoi nga atentati në Bulqizë, biznesmeni: Autori më tha më jep 10 mijë eurot ose…

Shpëtoi nga atentati në Bulqizë, biznesmeni: Autori…

Shpëtoi për fije nga atentati, por duket se “kusuret” nuk kajë mbyllur ende për biznesmenin  nga Bulqiza, Gëzim Balla.

Mbrëmjen e djeshme biznesmeni, Gëzim Balla, u qëllua me armë në një atentat në Bulqizë. Autori i atentatit është identifikuar si Ferizan Shehu, ndërsa është ende i shpallur në kërkim.

Policia ka zbardhur dëshminë e biznesmenit Balla i cili tregon se Shehu nuk ka qenë vetëm por se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë gjatë atentatit.

Balla është kërcënuar nga Shehu për një shumë prej 10 mijë eurosh dhe ngjarja e ka zanafillën pas një telefonate që ka marrë biznesmeni. Autori i ka kërkuar Ballës të dalë me shumën e parave në një zonë jashtë qytetit por biznesmeni është nisur drejt destinacionit pasi ka lajmëruar policinë.

Autori që ishte fshehur rreth 500 metra nga vendi i lënies së takimit pasi vuri re policinë, qëlloi në ajër 5 herë dhe është larguar.

Sipas burimeve bëhet me dije se Gëzim Balla ka marrë së fundi një tender 380 mln lekë për ndërtimin e një rruge 2.2 km në këtë zonë, fond i bashkisë së Bulqizës.

Dëshmia e biznesmenit në polici:

“Dje në 17.00 më ka telefonuar personi që më bëri atentat, më ka thënë se më duhen 10 mijë euro se kam një problem i thashë se nuk kam aq lekë, më ka kërcënuar, më sill paratë se do të vij aty, më ka folur me fjalë fyese dhe të rënda.

Pas 30 minutash ika me makinë, në timon ishte shoferi, pas 5 minutash rrugë në afërsi të Bulqizës personi qëlloi 5 herë me pistoletë, në atentat nuk ka qëne vetëm kanë qënë 5 të tjerë, pasi gjuajti më telefonoi sërish dhe më kërkoi para, pas pak erdhi shefi i policisë Bulqizë, u futa në makinën time prapë, më mori në telefon më kërkoi para”./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit