Shpëtojnë gjallë nga aksidenti në Bullgari shtetasi serb dhe e fejuara e tij shqiptare

Shpëtojnë gjallë nga aksidenti në Bullgari shtetasi…

Lulzim Sulejmani nga Presheva dhe Medina Lutfiu nga Kumanova janë çifti që i shpëtuan gjallë aksidentit fatal në Bullgari. Ata ndodhen në një spital të Bullgarisë në gjendje të mirë shëndetësore. Të rinjtë mundën të dilnin nga autobusi që ishte përfshirë nga flakët.

Sulejmani dhe ajo që mendohet si e fejuara e tij ishin në listën e 7 të mbijetuarve në autobusin e vdekjes nga Maqedonia e Veriut, i cili u dogj mbrëmë në autostradën për në Bullgari. Ata ishin duke u kthyer nga një udhëtim nga Stambolli për në Sofje.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i tha ekskluzivisht se Sulejmani ishte gjallë po ashtu edhe e fejuara e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit