“Shpëtova jetën time”/ Flet gazetari turk që doli nga rrënojat duke thyer kyçin e dorës!

“Shpëtova jetën time”/ Flet gazetari turk që…

Pasi u transportua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni, i prenë edhe krahun.

Gazetari Akın Bodur, një nga mijëra persona që u desh të përballej me sfidën e rëndë të tërmetit në Turqi, ka rrëfyer për herë të parë vendimet e vështira që iu desh të merrte për veten, në mënyrë që të shpëtonte jetën.

Me një përvojë 32 vjeçare në gazetarinë turke, Bodur ka treguar se sapo ra tërmeti dhe banesa e tij u shemb, i është dashur që të thyejë kyçin e dorës për të dalë i gjallë nga rrënojat, shkruan CNN Turk.

“Unë punoj si gazetar që nga viti 1990. Gjatë kësaj periudhe kemi parë tërmete të vogla dhe nuk ka pasur dëme të mëdha. Kemi parë përmbytje, pamë luftën siriane, pamë se si njerëzit kalojnë dëshpërimin më të madh. Këtë vendim për jetën e mora mbi përvojën e profesionit. Thyeva kyçin e dorës, por shpëtova jetën”, tha ai.

Bodur ka thënë se pasi ka dalë nga rrënojat dhe është transportuar në spital, mjekëve i është dashur që t’i presin edhe krahun.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit