Shpopullimi i Shqipërisë/ Punëtorët nga Bangladeshi nuk ishin zgjidhje, radhën e kanë gratë nga Nepali

Shpopullimi i Shqipërisë/ Punëtorët nga Bangladeshi nuk…

Kryeministri Edi Rama “kërcënoi” shqiptarët që largoheshin nga vendi me lajmin se punëtorët nga Bangladeshi mund t’i zvendësonin ata fare më mirë. Lrgimin e të rinjve dhe forcës puntore kreu i qeverisë nuk e pa si një reflektim të politikave të tij qeverisëse por i dha më shumë dorë duke u thënë shqiptarëve që “jeni të zvendësueshëm”.

Mirëpo ky plan i qeverisë dështoi me sukses dhe po kështu edhe kompanitë të cilat i varën shpresat te punëtorët nga Bangladeshi. Ata e përdorën Shqipërinë si një trampolinë levizëse drejt Europës së gjerë dhe Perëndimit. Pas largimit të tyre dhe emigrimit masiv të shqiptarve, gratë nga Nepali po shihen si zgjidhje afatshkurtre.

Kompanitë fasone njoftojnë se prej më shumë se 3 muaj, rreth 120 gra janë punësuar në fabrikat e këpucëve. Besimi mungon se gratë nga Nepali mund të qendrojnë për shumë gjatë në Shqipëri. Megjithatë kompanitë fasone në krizë për punëtorë, zgjedhin që të pranojnë “fatin”. Në total sektori fason numëron një mungesë prej 25,000 punëtorësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit