Shpopullimi i Shqipërisë/ Rilindjen e braktis edhe administrata

Shpopullimi i Shqipërisë/ Rilindjen e braktis edhe…

Qeverinë shqiptare po e braktis dita-ditës edhe administrata. Ndonëse kryeministri Rama i ka joshur me paga të majme dhe pushime të pafundme vjetore, sërish punonjësit e shtetit kanë zgjedhur emigrimin. Krahas vendeve vakante që po krijohen në sistemin arsimor dhe shëndetësor, së fundmi, edhe administrata po njeh një braktisje të frikshme punonjësish.


Të dhënat më të fundit tregojnë se vende bosh më të shumtat janë vënë re në kategorinë ekzekutive që është niveli më i lartë në administrate. Thënë ndryshe, administratës po i largohen edhe drejtorët që kanë komoditet më të lartë pune. Sakaq, më të ulëta vakancat kanë qenë në kategorinë e mesme dhe të ulët, ku duket se nënpunësit e thjeshtë i gëzohen faktit të një rroge duke mos pasur mundësi tjetër.


Planifikimi për vakanca në nivel ekzekutiv ishte për 604 pozicione në administratë por që në finale kanë rezultuar 788 shpallje. Sipas të dhënave të Departamentit të Administratës Publike, arsyeja e shpalljes së këtyre pozicioneve është krijimi i vakancave të paplanifikuara, si pasojë e dorëheqjeve të 260 nëpunësve civil nga institucionet e administratës shtetërore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit