Shpresa Joanidhi i ngul kthetrat fort, kap 5.5 miliardë tender nga Dritan Agolli

Shpresa Joanidhi i ngul kthetrat fort, kap…

u kujtohet Shpresa Joanidhi? Biznesmenia e cila bashkë me disa të tjerë u arrestua dhe u akuzua në vitin 2019 nga prokuroria si e përfshirë në një skemë të mirëfilltë mashtrimi me TVSH dhe evazion fiskal? Joanidhi ka qenë gjithashtu ish-kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës. Mirëpo si duket shteti ynë vdes të vidhet e të rripet nga të njëjtët persona dhe kështu ka mbyllur një sy dhe i ka dhënë përsëri zonjës Shpresa plot 5.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH, nëpërmjet Dritan Agollit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ndërkohë Shpresa Joanidhi menjëherë pas problemeve me drejtësinë e ndryshoi emrin e kompanisë nga “SHPRESA” SHPK” në “DION-AL”. Në këtë mënyrë me letra ishte në rregull për të vazhduar me tenderat dhe për të shtuar në xhepat e saj miliarda të tjerë shtesë nga ato që ka përfituar deri më sot. Në rastin konkret bëhet fjalë për një tender të organizuar nga institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli me numër reference REF-08652-10-18-2021.

Objekti i tij është “Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal, Rajoni 4, Faza 1” me fond limit 599,514,094 lekë të reja pa TVSH ose rreth 7 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Në tender shihet se kanë marrë pjesë 11 pjesëmarrës. Bie në sy që njëri nga garuesit ka ofruar gati 1 miliard lekë të vjetra me TVSH më pak sesa Shpresa Joanidhi, megjithatë Dritan Agolli duket se nuk e ka konsideruar aspak këtë fakt.

Kështu fitues është shpallur bashkimi i kompanive “DION-AL” në pronësi të familjarëve të Shpresa Joanidhit dhe “Arkonstudio” në pronësi të shtetasve Erjon Këri dhe Krenar Dila. Pra mjafton të ndërrosh emrin e kompanisë dhe mund të vazhdosh të përfitosh miliarda nga Dritan Agolli, ndonëse pronarët janë arrestuar dhe akuzuar për mashtrim dhe evazion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit