Shpronësimet/ Qytetari apel Ramës ti zgjidhë hallin: I themi atij të gjatit, jemi 100 familje që presim!

Shpronësimet/ Qytetari apel Ramës ti zgjidhë hallin:…

Një qytetar denoncon një problem të vjetër të shqiptarëve, atë të çmimit të shpronësimeve.

Një problem që vijon prej vitesh, duke sjellë mjaft shqetësime te familjet shqiptare.

E megjithatë, asnjë nga qeveritë që vijnë e ikin, nuk po arrijnë të ndërmarrin ndonjë nismë konkrete për këtë çështje.

Denoncimi që ka mbërritur në adresën e “Gazeta Atdheu” është nga një banor i periferisë së kryeqytetit.

Ai shprehet se bashkë me banorët e tjerë të zonës, kanë 12 vjet që presin shpronësime me çmime tregu aty ku pritet të ndërtohet landfilli.

Por, siç tregon, çmimet që u jep shteti në këmbim të tokës së marrë janë qesharake.  

Një apel e bën dhe për kryeministrin Edi Rama.

“Ky është landfilli i Lanës që po bëhet në zonën e Mëzesit në Zaltë. Kemi më shumë se 12 vjet që kemi një problem që shteti nuk po na e zgjidh dot:shpronësimin e tokës me çmimin e tregut. Por gjakpirësit tanë e kanë venë me një çmim qesharak. Shiko çfarë bëhet, i themi atij të gjatit që jemi 100 familje që presim që ky problem te zgjidhet. Por vetëm vjedhje, vjedhje, toka të shitura nga 3, 4 herë”, shkruan qytetari në denoncimin e tij për “Gazeta Atdheu”.

/Gazeta Atdheu/

[ngg src=”galleries” ids=”188″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit