Shqelma fshatit, grusht policit: Veç për këtë, i dhunshmi nga Kallmi rrezikon 5 vjet burg

Shqelma fshatit, grusht policit: Veç për këtë,…

Një sherr ka ndodhur në fshatin Kallm të Fierit ditën e djeshme, që me sa dukej po merrte përmasa të mëdha, aq sa banorët e zonës kanë kërkuar ndihmën e Policisë duke telefonuar në Sallën Operative.

Policia, me të mbërritur në vendngjarje, ka konstatuar konfliktin, por është kundërshtuar dhunshëm nga një person me iniciale B.B.

53-vjeçari, që ende nuk e kishte shkarkuar tensionin në sherrin e nisur, i është kundërvënë dhe policëve që kanë dashur ta shoqërojnë në komisariat dhe madje edhe e ka goditur njerin prej tyre me grusht.

Shqelmat ndaj bashkëfshatarëve duket se nuk kanë qenë asgjë para kësaj që bëri në fundit. Pa një pa dy, Policia e ka arrestuar  për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg. Dosja e tij i ka shkuar tashmë Porkurorisë së Fierit.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit