
Shqipëria ka njohur këtë të premte kundërshtarët e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026.
Në shortin e mbajtur në Zyrih të Zvicrës, kombëtarja jonë është caktuar në grupin K. Mes skuadrave në grupin ku ekipi ynë bën pjesë janë Anglia, Serbia, Letonia dhe Andora.
Ky konsiderohet një grup i vështirë me në krye Anglinë, e cila parashikohet të jetë skuadra më e fortë për tu kaluar nga kuqezinjtë. Me Serbinë na është dashur të ndeshemi dhe më herët në eliminatorët e Euro 2016, ndeshje e luajtur në Beograd. Ndeshja e famshme e vitit 2014 u ndërpre për shkak të trazirave të shumta mes tifozëve dhe Serbia e fitoi në tavolinë 0-3.
Dy grupet e tjera Letonia dhe Andorra, në ‘letër’ duken më lehtë të kalueshme, por gjithçka mbetet për t’u parë pasi ndeshjet pritet të jenë shumë të luftuara.
Çfarë mendoni se do arrijë kombëtarja në këto përballje?