Shqipëri-Ishujt Faroe, ja akset rrugore që do bllokohen nesër

Shqipëri-Ishujt Faroe, ja akset rrugore që do…

Nesër do të luhet në stadiumin Air Albania ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe. Teksa Shqipëria e “preu biletët” për në Gjermani vitin e ardhshëm me barazimin ndaj Moldavisë, nesër pritet që të jetë ditë feste për kuqezinjtë.

Nga ana e policisë, është hartuar një plan masash, duke bllokuar disa nga akset kryesore në vend.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 20 nëntor 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;

-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

 Po ashtu, policia do të kryej edhe kontrolle të tifozëve, për të ndaluar banderolat me përmbajtje raciste, fishekëzjarret, flakadanët apo edhe sende të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit