Shqipëri, Ja sa raste me Covid-19 u regjistruan në 24-orët e fundit

Shqipëri, Ja sa raste me Covid-19 u…

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shënuar në 24 orët e fundit 3 víktima dhe 164 të inféktuar nga COVID-19 nga 872 testime. Ndërkohë të shëruar janë 51.

Më shumë raste kishte Tirana 56, pasuar nga Shkodra me 11, dhe Durrësi, Korça e Lushnja me 10. Pacíentët që sot gjetën vdékjen nga COVID-19, ishin të shtruar në dy spítalet COVID-19 aty ku janë 188 pacíentë të shtruar, dhe 7 të intubuar.

NJOFTIMI NGA MSH

Ju informojmë për situatën epídemíologjike në vend për 24 orët e fundit: Janë kryer 872 testime për të dyshuar të prékur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 164 qytetarë të prékur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër,
nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje,

8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz,
nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.

Në spítalin Inféktiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacíentë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacíentë janë të intùbuar.

Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spítalin Shefqet Ndroqi, nuk e fitoi dot bétejën me COVID19. Edhe një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi kanë hùmbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjékjet e mjékëve dhe inférmierëve. I shprehim ngushéllimet familjarëve.

Ju lutemi kontaktoni me mjékun e familjes ose telefononi Urgjéncën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prékur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 nëse nuk e dini cili është mjéku juaj i familjes, dhe për çdo informacion te specializuar dhe te sigurt rreth Covid19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit