Shqipëria bën marrëveshje me Spanjën për ekstradimet

Shqipëria bën marrëveshje me Spanjën për ekstradimet

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me Spanjën për ekstradimet. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar marrëveshjen e re të Shqipërisë me Spanjën për ekstradimet.

Manja informon se tashmë shqiptarët që kanë kryer krime në Spanjë nuk mund të gjejë strehë në Shqipëri dhe anasjelltas.

Ai e cilëson këtë marrëveshje si një sinjal të qartë për botën e krimit.

“Sot në Këshillin e Ministrave i hapëm rrugë marrëveshjes mes Spanjës e Shqipërisë për ekstradimet. Shenjë e besimit të fortë, natyrisht Shqipëria ka patur dhe ka bashkëpunim me Spanjën në fushën penale edhe sot, por bazohet në Konvetën Europiane të 1957.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje të re me Spanjën. Eleminojmë një pengesë ligjore mes dy vendeve, që ka të bëjë me rezervën ligjore me të cilën Shqipëria ka ratifikuar për moslejimin e shtetasve shqiptarë drejt Spanjës dhe anasjelltas. Eleminohet kjo. Me Spanjën, autoritetet tona gjyqësore do të lejojnë ekstradimin e shqiptarëve drejt Spanjës dhe anasjelltas.

Kjo forcon bashkëpunimin mes autoriteteve gjyqësore, të përmirësojë ekstradimin, por dhe instrument shtesë. Një sinjal i qartë për botën e krimit, që çdo shtetas shqiptar që kryen një krim në Spanjë nuk gjen strehim në Shqipëri, apo një spanjoll që bën krim në Shqipëri, nuk mund të strehohet në Spanjë.

Nuk një shifër të saktë në këtë drejtim, sepse marrëveshja e ekstradimit që i hapëm rrugë sot përfshin gjithë zinxhirin e bashkëpunimit në fushën penale, si hetimin paraprak edhe të dënuarit me vendim të formës së prerë. Nëse ka interes mund t’ua vë në interes në Ministrinë e Drejtësisë pasi ta rakordojmë me Prokurorinë e Përgjithshme.’’- tha Manja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit