Shqipëria bën teste me pikatore, USAID dhuron 29 mijë kite për koronavirusin

Shqipëria bën teste me pikatore, USAID dhuron…

Shqipëria vazhdon me një numër shumë të vogël testimesh ditore për koronavirusin, krahasuar me popullsinë.

Ndërsa testimet vijojnë me pikatore, është USAID që ka dhuruar 29 mijë teste për Institutin e Shëndetit Publik.

Është ambasada amerikane nëpërmjet një mesazhi në Facebook, shprehet se USAID ka dhuruar 29 mijë kite testimi.

“USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit