'Shqipëria, destinacioni turistik për ne'/ Artikulli në mediat serbe që ka ngjallur dèbatè...

‘Shqipëria, destinacioni turistik për ne’/ Artikulli në…

Deti i pastër, mikpritja, çmimet dhe ushqimi, janë disa nga arsyet që kanë jóshur turistët nga Serbia, të jenë çdo vit e më të shumtë në plazhet shqiptare.

Por këtë verë, kur është regjistruar një prani edhe më e madhe e pushuesve nga Serbia, edhe mediat serbe i kanë kushtuar një artikull Shqipërisë.

Ndryshe nga herët e tjera, mediat serbe kanë pasqyruar një Shqipëri “pózitive”, si një destinacion turistik “ideal” për qytetarët serbë këtë verë.

Ndërsa tènsionèt Kosovë-Serbi vijojnë në prag të takimit të 4 shtatorit, serbët shfrytëzójnë Kosovën si tránzit për të ikur drejt bregdetit shqiptar.

Media serbe “N1” shkruan se, këtë vit është shënuar numri më i lartë i pushuesve serbë drejt Shqipërisë.

Kjo media shton se, serbët mund të kthehen në promotorët kryesorë të plazheve shqiptare.

Pikërisht ujërat shqiptare, si dhe mikpritja ka ngrohur serbët sipas medias “N1”, për të shijuar pushimet në një vend që janë sülmuár historikisht pólitikisht.

Serbët tashmë nuk kanë më kómplèkse, ata udhëtojnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi, për të arritur bregdetin shqiptar.

Ata madje, komplimentojnë edhe rrjetin rrugor të autostradave që lidhin Shqipërinë me Kosovën, duke ofruar aksès të shpejtë për të dalë në Perëndim, në Adriatik e Jon.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit