Shqipëria dhe Kosova bëhen bashkë për pastrimin e Drinit të Bardhë/ FSK zbarkon në bjeshkët që bashkojnë dy vendet

Shqipëria dhe Kosova bëhen bashkë për pastrimin…

Shqipëria e Kosova pastrojnë  mbeturinat në ujërat e Fierzës dhe Vërmicës dhe mjedisin në të dy anët e kufirit të përbashkët me moton “Lundro dhe Pastro”.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, që iu bashkua aksionit të pastrimit bashkë me dy ministrat e Kosovës, të Mbrojtjes dhe Industrisë, theksoi se se sot po bëjmë një aksion shumë të rëndësishëm të pastrimit të liqenit që bashkon të dyja krahët e bjeshkëve të cilën si ambient të përbashkët ne duhet ta ruajmë dhe ta trajtojmë ashtu siç kemi thënë gjithmonë, si një destinacion turistik që afron gjithë shqiptarinë.  

Ndërsa Ministri I Mbrojtjes së Kosovës Armend Zemaj tha se aksioni I sotëm është vetëm fillimi I bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë pasi sipas tij kombi jonë ka nevojë çdo ditë për pastrim. 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  e Kosovës Rozeta Hajdari tha se kjo inciativë e përbashkët tregon se Kosova dhe Shqipëria mund të punojnë sëbashku për të kontribuar në agjendën e përbashkët Europiane të Gjelbërt. Ajo theksoi se me politikat e reja që do të krijojë qeveria Kurti do të ndihmojmë dhe kontribuojmë për një bashkëpunim sa më të afër me Shqipërinë sa I përkëet turizmit dhe sektorëve të tjerë. 

Pastrimi i Fierzës dhe Vërmicës dhe mjedisit në doganën e përbashkët bashkoi  të shtunë ushtritë e të dy vendeve dhe vullnetarët nga të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë. Gjatë këtij aksioni u mblodhën tolenta mbeturinash që kishin mbuluar të gjithë vjien liqenore  që ndodhet nën hijen e masivit  bjeshkëve të Pashtrikut dhe Sharrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit