Shqipëria do ta dërgojë në Venecia çështjen e zgjatjes së vettingut

Shqipëria do ta dërgojë në Venecia çështjen…

Kuvendi do t’i kërkojë sërish Venecias mendim për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Kjo kërkesë u miratua në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit të Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës ndërsa deputeti socialist Fatmir Xhafaj abstenoi.

Socialistët kanë kërkuar zgjatjen mandatit të organeve të procesit të verifikimit të figurave zyrtare, pasi më 17 qershor 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik i përfundon mandati.

Kushtetuta parashikon se kur i përfundon mandati KPK-së dhe komisionerëve publikë, çështjet e papërfunduara të rivlerësimit shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Për të zgjatur afatin e funksionimit të dy organeve të reja të drejtësisë, mazhorancës socialiste i duhen edhe votat e opozitës, pasi nevojiten 94 vota.

Opinioni i Komisionit të Venecias nuk ka karakter detyrues dhe i mbetet deputetëve të parlamentit të votojnë lidhur me zgjatjen ose jo të mandatit për institucionet në fjalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit