Shqipëria, e dyta në rajon për çmimet më të shtrenjta të energjisë për familjarët

Shqipëria, e dyta në rajon për çmimet…

Ndonëse familjarët shqiptarë “shpëtuan” pa iu rritur çmimet e energjisë në muajt e fundit të 2022-t për konsumin mbi 800 kwh, sërish ata e kanë energjinë ndër më të shtrenjtat në rajon.

Eurostat ka publikuar të dhënat për çmimet e energjisë për vendet e Europës deri në fund të 6 mujorit të dytë 2022. 

Çmimi mesatar për konsumatorët familjarë shqiptarë është 0.0976 euro/kwh orë, që e rendit vendin të dytin më të shtrenjtin në rajon, pas Maqedonisë së Veriut (0.103 euro/kwh).

Mali i Zi e ka energjinë pak më lirë se Shqipëria (0.096), Bosnjë dhe Hercegovina (0.0893), Serbia (0.0869). Turqia e ka energjinë 0.087 euro/kwh.

Në Shqipëri në shtator të vitit të kaluar qeveria paralajmëroi që energjia mbi konsumin prej 800 kwh do të shtrenjtohej në 42 lekë/kë orë, për periudhën tetor-dhjetor (nga 9.5 lekë), si rrjedhojë e situatës së vështirë në bursat ndërkombëtare, por më pas u tërhoq nga ky vendim për shkak të përmirësimit të situatës hidrike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit