
Një raport i publikuar së fundmi nga Agjencia Evropiane e Mjedisit për vitin 2024 flet mbi bregdetin shqiptar: Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të dobët të ujërave larëse në kontinent.
Në këtë raport, i cili përfshin 27 vendet e Bashkimit Evropian, si edhe Shqipërinë dhe Zvicrën, vendi ynë del thuajse në fund të listës për përqindjen e ujërave “me cilësi të shkëlqyer”.
Për një vend që krenohet me bregdetin magjepsës dhe që çdo verë promovon turizmin si motor ekonomik, kjo renditje është një sinjal alarmi. Ujërat e ndotura nuk janë më thjesht çështje estetike apo komoditeti për pushuesit, por rrezik real për shëndetin publik dhe imazhin e vendit.
Ndërkohë që turistët kërkojnë det të pastër dhe standarde evropiane, Shqipëria duket se po mbytet në mungesën e kontrollit dhe investimeve për mbrojtjen e mjedisit