Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet e parakohshme nga ndotja e ajrit, me 129 raste për 100 mijë banorë, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023. Ky tregues është mbi tri herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila regjistron 41 vdekje për 100 mijë banorë.
Përpara Shqipërisë qëndrojnë vetëm Maqedonia e Veriut me 146 vdekje, Bosnjë-Hercegovina me 139 dhe Serbia me 132.
Ndërkohë, vendet nordike shënojnë nivelet më të ulëta në kontinent, ku Finlanda ka vetëm një vdekje për 100 mijë banorë dhe Islanda zero.
Shifrat matën pasojat e grimcave të imëta PM2.5, të cilat shkaktohen kryesisht nga mënyra e ngrohjes së banesave, trafiku me automjete të vjetra, lëndët e ngurta dhe kushtet gjeografike.
E gjithë zona e Ballkanit Perëndimor paraqet barrën më të rëndë shëndetësore në Europë për shkak të këtyre ndotësve.