Shqipëria e pafuqishme ndaj Lewandowskit me shokë, polakët me precizion të jashtëzakonshëm

Shqipëria e pafuqishme ndaj Lewandowskit me shokë,…

Shqipëria u mund 4-1 në ndeshjen e katërt për eleminatoret të Kupës së Botës 2022, por rezultati nuk pasqyron atë që shfaqën dy skuadrat në fushë.

Herë nga përgjumja e mbrojtjes dhe herë për shkak të Levandovskit, polakët ja dolën mbanë që si në rrallë ndeshje të shënojnë 4 gola me vetëm 4 gjuajtje në portë, po aq sa bëri edhe Shqipëria në këtë takim, por që shënoi vetëm një.

Goli i parë u shënua nga Levandovski në minutën e 12-të, pas një krosi nga goditje dënimi. “Kuqezinjtë” vuajtën vetëm 15 minuta në këtë fraksion të lojës ndaj Polonisë dhe pas golit të vendasve morën në dorë kontrollin e lojës dhe barazuan me Cikalleshin, që shfrytëzoi më së miri një top perfekt të marrë nga Gjasula.

Por, në minutën e 44-t, sërish një përgjumje në fazën mbrojtëse riktheu polakët në avantazh dhe sërish një gol me kokë. Levandovski fitoi një duel shpejtësie me Marash Kumbullën, edhe për faj të këtij të fundit që e la të ecte me shumë seç duhej sulmuesin polak.

Pasi shmangu edhe Gjimshitin brenda zonës, Levandovski pasoi topin për Kriçoviak dhe ky i fundit me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënojë.

Lineti mendoi për të vulosur gjithçka në minutën e 89 dhe dhënë fitoren 4-1 me katër gjuajtje në portë.

Pas katë ndeshjeve në grupin I, Shqipëria ka 6 pikë pas dy fitoreve dhe dy humbjeve. Fitoret janë marrë ndaj Maltës dhe Andorrës, ndërsa humbjet ndaj Anglisë dhe Polonisë. Ndeshja e radhëës është ndaj Hungarisë.

Grupi kryesohet nga Anglia me 12 pikë, ndjekur nga Polonia e Hungaria me nga 7 pikë dhe Shqipëria me gjashtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit