Shqipëria, e papërgatitur për emergjencat klimatike, 55% e popullsisë e rrezikuar

Shqipëria, e papërgatitur për emergjencat klimatike, 55%…

Sipas organizatave mjedisore, rreth 55% e popullsisë së vendit tonë, kryesisht e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, është e ekspozuar ndaj rreziqeve të lidhura me klimën. Kjo për shkak se, Shqipëria mbetet në shkallë të ulët përgatitjeje për të adresuar emergjencën klimatike dhe arritur objektivat. Madje ne qëndrojmë në një shifër më e lartë se vlerësimi global prej 40-45%.

Sipas organizatave mjedisore, burimet financiare për të adresuar çështjet e klimës dhe pasojat e ndryshimeve klimatike janë të pamjaftueshme. Ndërkaq, vlerësohet se duhet një strategji e re për arritjen e objektivave për zvogëlimin e shkarkimeve të gazeve serë apo marrjen e masave.

Ndërkohë, ndikimi i këtyre fenomeneve ka veprim të drejtpërdrejtë mbi ekonominë me ndikim mbi prodhimin e energjisë nga burimet hidrike, rritjen e konsumit të energjisë, përdorimit të ujit, prodhimin bujqësor e blegtoral, duke cenuar drejtpërdrejtë sigurinë dhe mirëqenien e popullatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit