Shqipëria, e para në Europë për shpenzimet në ndërtim

Shqipëria, e para në Europë për shpenzimet…

Sipas të dhënave nga Eurostat, në vitin 2023 varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqipëri ishte më e larta në Europë.

Referuar këtyre të dhënave, vitin e kaluar shpenzimet nominale për ndërtimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin 19.1%, nga 18.8% në 2022. Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian që është rreth 11%, kjo shifër është më e larta në Europë.

Pas Shqipërisë në listë renditet Rumania, e cila ka një tregues prej 17.9% dhe pastaj Suedia, me 15.7%. E fundit në Europë është Greqia, shpenzimet nominale të së cilës për ndërtimin ishin vetëm 4.9% e PBB-së.

Sipas të dhënave të INSTAT, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 137 miliardë lekë vitin e kaluar, ose rreth 1.3 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shitblerjeve i regjistruar ndonjëherë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit