Shqipëria, e preferuara e italianëve

Shqipëria, e preferuara e italianëve

“Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan revista italiane “Solo Finanzia”. Teksa i thotë italianëve që të rezervojnë pushimet e tyre në Shqipëri pa shpenzuar shumë para.

Shqipëria, destinacioni në trend, edhe verën e kaluar ofronte për pushuesit diell dhe det të kristaltë, plazhet që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kostot më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, shkruan Solo Financa.

Ndër të tjera në artikull veçohet Saranda një qytet i bukur bregdetar ku ju mund të qëndroni si zotërinj të vërtetë pa pasur nevojë të bëni kushedi se çfarë sakrificash të mëdha që të paguani. Vetëm 20 euro nata shkruhet në artikull, teksa vijon më tej duke dhënë detaje për dhomat që janë të bollshme dhe parkimi në disa raste është falas.

Koha më e mirë për të vizituar vendin tonë, sipas medias italiane, është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Për bukuritë  natyrore por edhe çmimet e përballueshme turistët italianë zgjodhën Shqipërinë për të pushuar vitin e kaluar dhe me shumë gjasa edhe  ketë vit do të ndodhë po njësoj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit