Shqipëria e treta në botë për rreziqet fiskale nga kontratat koncesionare PPP

Shqipëria e treta në botë për rreziqet…

Çdo punë, shërbim apo blerje të ndryshme, për llogari të shtetit shqiptar kryhet me PPP. Qeveria nuk ka asnjë ndërmarrje publike për të shtruar rrugët, rikonstruktuar shkollat dhe spitalet, apo për të kryer punime të ndryshme. Gjithçka kryhet nga Partneriteti Publik Privat, ku biznesmen të njohur e të panjohur mbushin xhepat me miliona euro si pasojë e tenderave. Kjo skemë koncesionesh është pasqyruar së fundmi si mjaft e rrezikshme për ekonominë e vendit.

Shqipëria renditet e treta në botë pas Brazilit dhe Perusë për rreziqet fiskale, që vijnë nga ndërprerja e kontratave koncesionare me Partneritet-Publik-Privat (PPP). Kjo roblematik vërehet nga një studim i fundit i Bankës Botërore “Zbutja e rreziqeve nga llogaritë jashtë treguesve fiskale”. Rreziqet fiskale nga portofoli i PPP-ve llogaritet nga 0.87-2.78 për qind e PBB-së në Brazil, 0.44-1.19 për qind në Peru dhe 0,44–1,17 për qind në Shqipëri.

Banka botërore sugjeron se Shqipëria duhet të ruajë një kontigjencë në buxhet me vlerë 1.1 të PBB-së për të mbuluar problemet që mund të vijnë nga ndërprerjet e parakohshme të kontratave koncensionare me PPP.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit