Shqipëria ende pa Gjykatë të Lartë, përplasja e KLGJ me Saida Dollanin, “ngrin” procesin

Shqipëria ende pa Gjykatë të Lartë, përplasja…

Gara për plotësimin e Gjykatës së Lartë ka përfunduar në Gjykatë, pasi Apeli ka rikthyer në garë Saida Dollanit.

Pas procesit në Gjykatën Administrative, ku Apeli i kësaj gjykate riktheu në detyrë gjyqtaren Saida Dollani, Këshilli i Lartë GJyqësor ka vendosur të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor e skualifikoi nga gara znj. Dollani ndërkohë që Apeli i Gjykatës Administrative i dha të drejtë dhe e rikthye në garë.

Aktualisht Gjykata e Lartë është me tre anëtarë nga 19 që duhet të ketë gjithsej, dhe prej kohësh është edhe pa kryetar pasi KLGJ vendosi të largojë Ardian Dvoranin nga drejtimi për shkak të mandatit të mbaruar.

Burimi: TPZ

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit