Shqipëria është një regjim apo vend demokratik? Ja si e definon Alban Dudushi: Është e tepëruar të themi regjim, jemi…

Shqipëria është një regjim apo vend demokratik?…

Gazetari Alban Dudushi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Çim Peka Live, komentoi situatën politike në Shqipëri ku e konsideroi të tepërt definimin e demokracisë shqiptare me termin regjim

Dudushi u shpreh se kemi patur shumë probleme në këto 30 vjet, por aktualisht jemi demokraci jo funksionale dhe jo një regjim.

“Shqipëria vend jo i normalizuar demokratikisht. SHBA nuk mbyll sot për gjëra që kanë të bëjnë me demokracinë. Nuk është më situata, ku Amerika hyn si xhandar. Këtu kemi demokraci që nuk funksionon. Këtu kemi vend që tenton të rrisë pushtetin e vet, por është e tepruar të themi se jemi regjim.

Ka tashmë kauza që opozita vazhdon të mos mbrojë dot. Nuk jemi regjim. Jemi sistem politik me probleme shumë të mëdha, por nuk jemi regjim. Ka 30 vjet që jemi në situatë të rëndë e këta janë probleme, që një demokraci i zgjidh nga brenda sistemit, e ne po normalizuar duke u kthyer opozita në sistem”, u shpreh Dudushi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit