Shqipëria gati për Jordaninë, Sylvinho pritet të testojë stolin kuqezi

Shqipëria gati për Jordaninë, Sylvinho pritet të…

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet në prag të miqësores ndaj Jordanisë, që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00. Pas fitores historike ndaj Serbisë, atmosfera në kampin kuqezi mbetet pozitive dhe plot energji.

Në seancën e fundit stërvitore, e zhvilluar në stadiumin kombëtar, trajneri Silvinjo pati në dispozicion të gjithë grupin, një lajm i mirë për stafin teknik që pritet të testojë disa alternativa të reja.

Braziliani do të bëjë disa ndryshime në formacion, duke u dhënë hapësirë futbollistëve që nuk u aktivizuan ose patën pak minuta në sfidën e së shtunës. Miqësorja ndaj Jordanisë shihet si një mundësi për të freskuar ekipin dhe për të vlerësuar opsionet para përballjeve të rëndësishme që e presin Shqipërinë në muajt në vijim.

Kuqezinjtë synojnë të ruajnë ritmin dhe frymën fituese që i shoqëron pas suksesit ndaj rivalit ballkanik, ndërsa tifozët presin një tjetër paraqitje bindëse në “Air Albania”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit