Shqipëria goditet nga një tërmet/ Lëkundjet ndjehen në Tiranë dhe Durrës

Shqipëria goditet nga një tërmet/ Lëkundjet ndjehen…

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e kësaj të mërkure në vendin tonë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter.

Sipas IGJEUM, epiqendra ishte 24 kilometra larg Laçit, me thellësi 15 kilometra. Thellësia e tërmetit ka qenë 2 km dhe lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës.

Shqipëria ashtu si vende të tjera fqinje është pjesë e një rajoni me aktivitet të lartë sizmik. Si rrjedhojë edhe niveli rrezikut në rast lëkundjesh të forta është i tillë.

Kujtojmë se më 15 janar, një tjetër tërmet që u ndje fort goditi Shqipërinë.

Sipas EMSC, lëkundjet ishin në magnitudën 5.2 të shkallës Rihter.Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi.

Lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe më 13 janar në Shqipëri. Sipas Sipas Institutit të Gjeoshkencave IGJEUM, magnituda e tërmetit ishte 2.9 e shkallës Rihter. Lëkundjet u regjistruan në thellësinë 11.8 km me epiqendër qytetin e Klosit.

Kujtojmë se tërmeti më i rëndë që tronditi vendin, është ai i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4. Tërmeti u ndje VI ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, VIII-IX ballë në qytetin e Durrësit, Sukthit dhe në Kuraten.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit