Shqipëria hap kufijtë për turistët e huaj, MPJ: Hyni pa test Covid-i

Shqipëria hap kufijtë për turistët e huaj,…

Ministria e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme  të gjithë qytetarët shqiptarë e të huaj se kufijtë e Shqipërisë do të jenë të hapur për të pritur turistët, gjatë sezonit veror.

Nëpërmjet një njoftim në rrjetet sociale, theksohet ndër të tjera se të gjithë turistët mund të vizitojnë Shqipërinë pa asnjë kufizim në hyrje. Specifikisht pa test Covid-i dhe pa ndonjë dokument tjetër të veçantë.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë./Opinion.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit