Shqipëria i ofroi vaksinimin e mësuesve me Sinovac, Kosova merr vendimin e papritur

Shqipëria i ofroi vaksinimin e mësuesve me…

Kosova ka refuzuar ofertën e Shqipërisë për të vaksinuar mësuesit e saj me vaksinën kineze Sinovac.

Lajmin e dha Ministri i Shendetesise ne Kosove, Arben Vitia, i cili deklaroi se i ka kërkuar homologes shqiptare vaksinim me Pfizer dhe Astra Zeneca, por fatkeqësisht ato janë mbaruar.

Vitia gjithashtu u shpreh se ligjet në Kosovë e ndalojnë të marrin produkte të regjistruara në EMA, ata janë të detyruar sipas tij të refuzojnë vaksinën kineze.

“Kam kërkuar nga ministrja Manastirliu që të mundësohet vaksinimi i mësimdhënësve. Mirëpo fatkeqësisht në ndërkohë, numri i vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca janë hargjuar në Republikën e Shqipërisë dhe kanë ngelur vetëm vaksinat Sinovac me prodhim nga Kina. Dhe për arsye se në Republikën e Kosovës ne edhe po të donim, na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruara në EMA dhe në këtë situatë, ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit tanë të vaksinohen me vaksinat të cilat ne nuk mund të garantojmë për to. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi,” deklaroi Vitia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit