Shqipëria ka një nivel të lartë të mbipeshës te fëmijët e moshës nën 5 vjeç!

Shqipëria ka një nivel të lartë të…

Sipas raportit të UNICEF për vitin 2025, niveli i mbipeshës për fëmijët e moshës nën 5 vjeç në Shqipëri arrin në 17% për vitin 2024, një shifër shumë më e lartë se mesatarja globale prej 5% dhe dy herë më e lartë se mesatarja e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore, e cila është 8%. Megjithatë, raporti thekson se Shqipëria ka bërë përparim krahasuar me vitin 2012, kur niveli i mbipeshës ishte 22%.

Në rang global, Shqipëria pozicionohet pas Australisë, që ka nivelin më të lartë të mbipeshës për fëmijët nën 5 vjeç, me 26%, dhe Tunizisë me 18%. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Maqedonia e Veriut ka një nivel mbipeshë prej 12%, ndërsa Serbia ka një nivel prej 12% për vitin 2024, duke shënuar një progres në krahasim me 15% të vitit 2012.

Në Europë, Greqia ka nivelin më të lartë të obezitetit për fëmijët nën 5 vjeç, me 14%, e pasuar nga Portugalia dhe Polonia me 9%. Në anën tjetër, shtetet me nivelin më të ulët të obezitetit janë Gjermania dhe Japonia, ku shifrat janë vetëm 3% dhe 2% respektivisht.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit