
Eurostat e nxjerr Shqipërinë si vendin me pagën minimale më të ulët në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, por jetesa është më e shtrenjtë.
Nëse bëhet një vëzhgim do të shohim që jo vetëm nafta që çmime ekstreme por edhe ushqimet bazë të shportës janë shumë të shtrenjta kjo e bazuar edhe në rrogat që marin qytetarët.
Në fillim të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri ishte 297 euro/muaj.
Paga minimale në Shqipëri gati 45% më e ulët sesa në Serbi, ku asnjë punonjës nuk merr më pak se 460 euro në 2023-n. Në Mal të Zi, paga minimale është 533 euro.
Por ndonëse fitojmë më pakë sesa qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit dhe BE-së, nga një vëzhgim i çmimeve, jetesa në Shqipëri është më e shtrenjtë.
Për të bërë një furnizim me ushqimet bazë si mielli, qumështi, veza, djathi sheqeri etj, një familje shqiptare i shkon kostoja rreth 2600 lek të reja.
Çmimet në fakt kanë pësuar një rritje drastike pas nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Por ndonëse në vendet e rajonit dhe BE çmimet kanë shkuar drejt normalizimit në Shqipëri ndryshimet kanë qenë të papërfillshme.
Për shumë prej qytetarëve jetesa në Shqipëri është bërë pothuajse e pa mundur edhe me gjerat bazë për një familje, qoftë edhe me ushqime.