Shqipëria kaloi e para në finalen e Eurovizionit/ The Times e ‘kryqëzoi’: Vajtim mistik, si kambana kishe

Shqipëria kaloi e para në finalen e…

Albina Kelmendi dhe familja e saj shkëlqyen mbrëmë në skenën e Eurovizionit. Kënga e tyre “Duje” kaloi e para për në finale, pasi mori votat e mjaftueshme nga juria dhe publiku.

Por duket se kënga dhe interpretimi nuk kanë arritur të fitojnë simpatinë e të gjithëve. Madje The Times e ka “kryqëzuar” këngën, duke e konsideruar  interpretimin si një version ballkanik i “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber.

Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik të “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times, që e ka vlerësuar këngën dhe performancën me 2 yje nga 5 të mundshmet. Duke theksuar shpjeguar se krahasimi nuk është përdorur në kuptimin pozitiv.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit